Edmond Budina ka komentuar vendimin e qeverisë e cila miratoi fondin për ndërtimin e Teatrit Kombëtar.

Regjisori e ka konsideruar këtë një pështymë në fytyrën e drejtësisë dhe një turp të madh.

Ai thekson se do ta ndërkombëtarizojnë çështjen dhe nuk do ndalet.

“Këtë akt normativ të Këshillit të Ministrave unë e quaj një pështymë në fytyrë të drejtësisë shqiptare. E quaj një turp të madh që pa pritur ende vendimin e Gjykatës Kushtetuese ata marrin vendime.

Është prepotencë, dhunë kundrejt një sistemi drejtësie që e kanë bërë vetë. Ne do vazhdojmë luftën tonë. Askush të mos mendojë se ne do të tërhiqemi. Nëse nuk merret një vendim i drejtë për Teatrin Kombëtar ne do shkojmë në instanca ndërkombëtare dhe kjo çështje do ndërkombëtarizohet shumë herë më tepër. Teatri Kombëtar është një çështje e madhe korruptive, askush nuk na e mbyll dot gojën.”- deklaroi Budina.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re