Vijon bojkoti i seancave nga avokatët për shkak të miratimit të hartës së re gjyqësore. Bojkoti që ka nisur prej javës së kaluar, vijon në disa qytete të vendit tonë.

Nga Lushnja, Korca e Gjirokastra, Dhoma e Avokatisë po vijon bojkotin, si një revoltë nga ana e avokatëve për hartën e re gjyqësore. Në Lushnje është paralajmëruar edhe protestë nga ana e tyre.

Dhoma e Avokatisë së Korçës ka vendosur vazhdimin e bojkotit të seancave gjyqësore edhe për këtë javë, duke kërkuar ndryshimin e hartës së re gjyqësore.

Kreu i Dhomës së Avokatisë Arben Lena tha se avokatët nuk do të marrin pjesë në seancat gjyqësore të proçeseve penale, civile, administrative si dhe të gjitha llojet e veprimeve hetimore përgjatë kësaj jave. Nga bojkoti përjashtohen vetëm masat e sigurisë, për të cilat Dhoma e Avokatisë do të diskutojë dhe marrē një vendim në ditët nē vazhdim.

Edhe Dhoma e avokatëve të Lushnjes i është bashkuar vazhdimit të bojkotit kundër hartës së re gjyqesore. Avokatët janë mbledhur sërish mëngjesin e kësaj të hëne para Gjykates ku kanë kërkuar që Gjykata civile dhe penale të mos largohet nga qyteti i tyre. Bojkoti do të filloje ditën e sotme dhe do te vazhdoje deri ne datën 24 qershor përvec masave të sigurimit.

Dhoma  e avokatëve Lushnje po vazhdon bojkotin. Harta e re gjyqësore prek shumë interesat e komunitetit të avokatëve. Nuk e kuptoj kush ka kundërshtime. Ata që vijnë dhe protestojnë kanë shumë të drejtë, ata që kanë kundërshtime skanë qenë ndonjehere në protestë.

Deri në datën 24 do vijoj. Ka mendime të ndryshme”-u shpreh një prej tyre.

“Po ka sepse në asnjë moment ne nuk kemi lexuar ku të kërkojmë moslargimin e gjykatës. Ne do ta bëjmë grevën Dhoma Kombëtare e Avokatisë nuk kemi lexuar të thotë të mos iki gjykata e Lushnjes”- u shpreh një tjetër.

Ndërkohe edhe Dhoma e avokatisë në Gjirokastër vijon bojkotin e seancave edhe kete jave.

“Dhoma e Avokatisë në Gjirokastër është mbledhur dhe ka vendosur që të vazhdojë bojkotin edhe këtë javë, pra deri ditën e premte. Ky bojkot vjen për shkak se nuk kishte asnjë reagim nga organet e ekzekutivit në lidhje me ecurinë e mëtejshme për hartën gjyqësore të Shqipërisë. Në sinkron të këtij bojkoti janë dhe disa dhoma të avokatëve të Shqipërisë, si Shkodra, Lezha, Vlora etj që janë solidarizuar për bojkotin deri sa organet e ekzekutivit të zgjidhin problemin e hartës gjyqësore të Shqipërisë me vëretjet dhe kërkesat e bërë nga dhomat e avokatëve në mënyrë që populli shqiptar të ketë akses për tu paraqitur dhe të mbrohet ndaj padrejtësive në gjykatat e vendbanimit të tyre.
Qytetarët le ta mendojnë vetë këtë punë. Ne u bëjmë thirrje që ata kërkojnë zgjidhjen e kësaj cështje pasi mbeten në konflikt të vazhdueshëm me personat e vecantë që kanë konfliktin ose me institucione të ndryshme”, tha avokati Tahir Novi.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re