Vijon bojkoti i seancave nga avokatët për shkak të miratimit të hartës së re gjyqësore. Bojkoti që ka nisur prej javës së kaluar, vijon në disa qytete të vendit tonë.

Nga Lushnja, Elbasani, Korca e  Gjirokastra nuk është zhvilluar asnjë seancë, si një revoltë nga ana e avokatëve për hartën e re gjyqësore. Në Lushnje është oaralajmëruae edhe protestë nga ana e tyre.

Dhoma e Avokatisë së Korçës ka vendosur vazhdimin e bojkotit të seancave gjyqësore edhe për këtë javë, duke kërkuar ndryshimin e hartës së re gjyqësore.

Kreu i Dhomës së Avokatisë Arben Lena tha se avokatët nuk do të marrin pjesë në seancat gjyqësore të proçeseve penale, civile, administrative si dhe të gjitha llojet e veprimeve hetimore përgjatë kësaj jave. Nga bojkoti përjashtohen vetëm masat e sigurisë, për të cilat Dhoma e Avokatisë do të diskutojë dhe marrē një vendim në ditët nē vazhdim.

 

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re