Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka reaguar pas miratimit të kërkesës për anëtarësim të Kosovës në KiE nga Komiteti i Ministrave.

Tabaku shkruan se muret e fundit në Ballkanin Perëndimor po rrëzohen ashtu si u rrëzua ai i vizave.

Ajo shkruan se Kosova ka avancuar shumë me të drejtat e njeriut dhe drejtësinë.

Statusi i plotë i Jorida Tabakut

Viti 2023 është viti i Kosovës që në këto kohë turbullta na jep gëzimin dhe besimin se më e mira po vjen. Nga sot, Kosova ka kaluar fazën e parë për anëtarësimin në Këshillin e Europës pas vendimit të Komitetit të Ministrave!

Muret e fundit në Ballkanin Perëndimor po rrëzohen, ashtu si u rrëzua ai i vizave dhe në vijim ai i integrimit dhe anëtarësimit në institucionet europiane.

Krenare dhe plot me emocione që delegacioni Shqipërisë në Këshill të Europës ishte pjesë e një lobimi të vazhdueshëm për të bindur këdo që Kosova në Këshill është një armë më shumë në favor të demokracisë dhe Europës.

Kudos dhe për Saranda Bugojevski që ka drejtuar delegacionin në fazën më të rëndësishme të anëtarësimit në KE!

Kosova ka avancuar shumë me të drejtat e njeriut, shtetformimin, drejtesinë e luftën ndaj korrupsionit. Tanimë së bashku me Komisionin e Integrimit të Kosovës do thellojmë bashkëpunimin në qëllimin tonë të përbashkët; integrimin Europian! Së bashku ia dalim!

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re