Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, ndër të tjera u pyet edhe për marrëveshjen Rama – Meloni për emigrantët, për të cilën GJK dha “OK”.

Zaçaj është shprehur se vendimi është duke u punuar, por me atë që është bërë publike deri më tani, sipas saj shteti shqiptar vijon të ketë juridiksion lidhur me zonat  ku do të ndërtohen kampet.

“Vendimi është duke u punuar. Do i përmbahem deklaratës për shtyp. Gjykata tha me bindje se shteti shqiptar vijon të ketë juridiksion. Thamë që përgjegjësia e shtetit shqiptar vazhdon të mbetet, nuk mohuam përgjegjësinë e shtetit shqiptar lidhur me këto zona, e pamë juridiksionin e shtetit italian në funksion të detyrimeve që ka shteti italian në bazë të se drejtës ndërkombëtare. Ajo që ne thamë në kuptimin e juridiksionit të dyfishtë apo ekstraterritorial që lind, ne këtë e pranuam si një gjë faktike që ndodh, marrëveshja futet në hiearkinë e normave. Është e vendosur në një rang hierarkik nga vetë Kushtetuta. Konventa europiane e të drejtave të njeriut është në nivel kushtetues. Në këtë kuadër juridiksioni që vjen nga Kushtetuta, vijon të mbetet dhe nuk vihet në diskutim”, tha Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re