Deputeti i PD, Saimir Korreshi, me anë të një lidhje “skype” ka dhënë një intervistë për Fax News ku ka folur mbi mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme nga Këshilli Kombëtar i partisë Demokratike.

Ai tha se sa i përket shkarkimit të Alibeajt dhe miratimit të rezolutës së sotme përsa i përket zgjedhjes së presidentit, ishin lëvizje të pritshme.

Por shtoi se në këtë mënyrë nuk po zhvillohej një proces përbashkues dhe se 6 apo 7 deputetë të Rithemelimit nuk mund t’u imponoheshin rreth 40 të tjerëve.

Korreshi: Pritej kjo nismë, nuk ka ndodhur asgjë e re. Por kanë një gjë, që kanë mandatuar grupin Janë 6 apo 7 deputetë që duan t’ju imponohen 40 të tjerve. Epo mirë qenka mirë kështu. Të dëgjojmë ne tani se çfarë do thonë këta. Ne shyqyr që po na vjen ndonjëherë fjala të flasim. Ne prandaj i kërkuam dorëheqjen Bashës se nuk na vinte fjala, tani këta duan të na frenojnë. Të vijnë atje në grupin parlamentar dhe të flasin. Pse kanë marrë më shumë vota këta?

Nuk isha në Kuvendin e PD. Ne kërkuam që gjithë procesi përbashkues. Në datën 12 mars iku Lulzim Basha me presionin e këtij grupi parlamentar. Igjithë grupi parlamentar kërkonte që ne të ulemi dhe të shohim njëri-tjetrin në sy. Iku Basha tani duhet të bashkonim demokratët. Një palë nga rithemelimi dhe pala tjetër të uleshin dhe të dakordësoheshin. Sot u emëruan delegaë disa persona të cilët po t’ivësh para demokratëve nuk e di çfarë mund t’u thonë. Nuk mund t’u imponohesh 40 kolegëve të tjerë siç po kërkojnë deputetët e Rithemelimit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re