Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj, ndau në profilin e tij në rrjetin X qëndrimin mbi miratimin nga ana e Asamblesë së OKB-së të Rezolutës që e vendos 11 Korrikun, Ditën Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të vitit 1995 në Srebrenicë.

“Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi sot një rezolutë që e vendos 11 Korrikun Ditën Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të vitit 1995 në Srebrenicë.
Shqipëria edhe një herë e konfirmoi veten në grupin e vlerave perëndimore me votën dhe angazhimin e saj që kjo rezolutë të miratohej.
Kjo datë do të shërbejë si kambanë e përhershme për të përkujtuar dënimin e gjenocidit, që masakra të tilla të mos përsëriten më dhe njëkohësisht është edhe një përgjigje ndaj mohuesve të gjenocidit dhe krimeve të tilla të tmerrshme”, shkruan Presidenti i Republikës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re