Skip to content

Miratimin e emrit të Maqedonisë, parlamenti grek e shtyn për të premten

auto greqi parlamenti r1548247402

Parlamenti grek ka shtyrë për të premten procesin e votimit për emrin e ri të Maqedonisë.

 

Sipas zyrës së kryetari të Parlamentit, kjo shtyrje vjen për shkak të numrit të konsiderueshëm të deputetëve që kërkojnë të marrin fjalën para zhvillimit të këtij votimi.

 

Ndërkohë kujtojmë se në bazë të marrëveshjes së Prespës, Maqedonia do të quhet Republika e Maqedonisë së Veriut dhe është miratuar nga Parlamenti në Shkup.

 

Ndërsa që kjo marrëveshje të hyjë në fuqi duhet të miratohet gjithashtu edhe nga Parlamenti në Athinë nga të paktën 151 deputetë.