Subscribe

Komisionet parlamentare kane diskutuar 4 prej akteve normative qe qeveria ka miratuar qe prej fillimit te krizes se koronavirusit.

 

Komisioni pergjegjes per Shendetesine miratoi ndryshimet ligjore qe kane te bejne me vendosjen e karantines dhe gjobat ne rast se ajo shkelet si dhe me angazhimin e forcave te policise dhe ushtrise ne kontrollin e respektimit te orareve te levizjes dhe karantines.

 

Ndersa komisioni i Sigurise ka miratuar aktin normative qe parashikon dergimin perkohesisht ne shtepi te 600 te burgosurve, si pjese e masave kunder COVID 19.

 

Deri me tani ne parlament jane depozituar 9 akte normative te parlamentit qe kane te bejne vetem me menaxhimin e situates se krijuar nga semundja. Meqenese keto akte duhet te kalojne ne parlament brenda 45 diteve, pritet nje mbledhje e séances plenare para dates 25 prill.

 

Por nese komisionet po e zhvillojne punen online, ende nuk eshte percaktuar se si do zhvillohet séance plenare e procesi i votimit.  Aktualisht po shqyrtohen te gjitha mundesite qe teknologjia sot ofron per te lehtesuar mbledhjen e 122 deputeteve, perfshi ketu edhe votimin me shkrim per projektligjet.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re