Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian kanë miratuar sanksione kundër dy zyrtarëve të lartë të inteligjencës ushtarake ruse dhe dy personave të dyshuar për helmimin me agjent nervor të ish-spiunit rus, Sergei Skripal, dhe të vajzës së tij Yulia.

Në takimin në Bruksel, ministrat miratuan ngrirjen e aseteve dhe ndalimin e vizave për katër shtetasit rusë.

Sanksionet godasin kreun e inteligjencës ushtarake ruse GRU, Igor Kostyukov, zëvendësdrejtorin e parë të kësaj agjencie, Vladimir Alekseyev, dhe dy agjentë të dyshuar të GRU-së, të cilët Britania i akuzon për kryerjen e sulmit kundër Skripalëve.

Sulmi ka ndodhur në mars të vitit të kaluar, në qytetin Sallsbëri të Britanisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re