Udhëheqësit e 27 vendeve anëtare të BE miratuan të dielën një samit të jashtëzakonshëm largimin e Mbretërisë së Bashkuar nga BE, tha Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk.

Tusk tha se 27 anëtarët miratuan një marrëveshje mbi ikjen britanike dhe një deklaratë mbi marrëdhëniet e ardhshme midis BE dhe Britanisë.

“BE ka miratuar një marrëveshje tërheqjeje dhe një deklaratë politike mbi marrëdhëniet e ardhshme mes Unionit dhe Britanisë së Madhe”, tha Donald Tusk në profilin e tij të Twitter.

Udhëheqësit e 27 shteteve anëtare të BE kishin nevojë për më pak se një orë që të miratojnë njëzëri marrëveshjen e Brexit.

“Këshilli Evropian fton Komisionin Evropian, Parlamentin Evropian dhe Këshillin e BE-së për të marrë hapat e nevojshëm për të siguruar që marrëveshja mund të hyjë në fuqi më 30 mars 2019, i cili do të mundësonte një tërheqje të rregulluar”, u tha në raportin përfundimtar.

Ndër reagimet e mëpastajme, Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker tha se largimi i Britanisë së Madhe nga BE-ja ishte “një tragjedi”.

“Kjo është një ditë e trishtuar”, tha Juncker, duke shtuar se marrëveshja nuk është “një moment për të festuar, por edhe një moment i trishtuar”.

“Kjo është një tragjedi”, theksoi ai.

Edhe Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk tha një ditë më parë se askush nuk ka ndonjë arsye për të qenë i lumtur.

 “Por të paktën në këtë kohë kritike, BE kaloi një test uniteti dhe solidariteti”, tha Tusk.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re