Skip to content

Miratohet komisioni që do drejtojë punimet e Kuvendit Kombëtar të PD, ja kush është kryetari dhe anëtarët

Kuvendi Kombëtar i PD ka miratuar që në nisje të tij ngritjen e komisionit që do të drejtojë punimet e Kuvendit, të përbërë nga kryetari Jemin Gjana dhe katër anëtarët.  

Me votat unanime të demokratëve në Pallatin e Kongreseve, si kryetari i këtij komisioni u zgjodh Jemin Gjana.

Ndërsa anëtarë të tjerë janë Gazment Bardhi, Grida Duma, Enkelejd Alibeaj dhe Flutura Açka.