Me 75 vota pro mazhoranca i ka hapur rrugë ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar.
 
Pavaresisht protestës së opozitës, e cila në momentin e votimit bllokoi foltoren e parlamentit, shumica votoi projekt-ligjin që parashikon shembjen e ndërtesës aktuale të Teatrit Kombëtar.
 
Pas 12 orësh debati mazhoranca ka miratuar me votat e saj projekt-ligjin që i hap rrugë ndërtimit të Teatrit të ri Kombetar.
 
75 deputetë të mazhorancës, kanë votuar pro draftit, ndërsa opozita ishte ngritur e gjitha në këmbë në shenjë proteste.
 
Më herët lideri i opozites Lulzim Basha, e cilësoi çështjen e prishjes së Teatrit Kombëtar si tregues të keqeverisjes së kryeministrit Edi Rama.
 
Tashmë çështja e Teatrit te ri Kombëtar është në duart e presidentit te republikes Ilir Meta, nëse do ta dekretojë apo do ta kthejë për rishqyrtim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re