Më datë 19 shkurt, Gjykata Kushtetuese i dha dritën jeshile marrëveshjes për emigrantët mes Shqipërisë dhe Italisë.

Ditën e sotme (22 shkurt) gjatë seancës plenare, marrëveshja u miratua me 77 pro. Marrëveshja e cila parashikon ngritjen e kampit të emigrantëve mori dhe 3 votat e PDIU.

Lexo edhe :Related Posts

Ndërkohë me 74 vota pro u hoq nga rendi i ditës votimi i amnistisë penale pasi nuk u arrit konsensusi.

Me 74 vota u miratua edhe ligji ‘Për zonat e mbrojtura’.

Ligji për Zonat e Mbrojtura mori dritën jeshile në Komisionin parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese. Në komision ligjin e shpjegoi ministrja eTurizmit Kumbaro, e cila tha se nuk ka asnjë shkelje të direktivave të Bashkimit Evropian.

Marrëveshja Shqipëri-Itali

Më 6 nëntor në Romë, krerët e dy qeverive, asaj shqiptare dhe italiane, Rama dhe Meloni firmosën një Protokoll për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit. Qëllimi i marrëveshjes është ngritja e një kampi refugjatësh në Lezhë, ku Italia të dërgojë 36,000 emigrantë të paligjshëm në vit. Aty emigrantët do të presin përgjigjet e aplikimit për azil. Marrëveshja kërkon që 3000 emigrantët që priten në një muaj, të jenë të gjithë burra.

/vizionplsus.tv

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re