Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar këtë të enjte kriteret e përcaktimit të zonave të administrimit të parkimit dhe nënzonave të destinuara për parkim, si dhe tarifave të shërbimit të parkimit të administruar nga Bashkia.

 

Kryebashkiaku Veliaj hodhi poshtë akuzat e opozitës, duke sqaruar se qëllimi i vetëm i saj është lehtësimi i qytetarëve.

 

“Kam dëgjuar aq shumë çudira që qartazi vijnë nga njerëz që nuk kanë lexuar relacionin. Nuk e japim me koncension se nuk jemi çmendur që të japim një gjë që mezi e krijuam dhe që po del shumë e dobishme për Bashkinë e Tiranës, Agjencinë e parkimit ta japim me koncension! S’jemi budallenj por kemi pasur raste, një rast  konkret, ambasadori ynë në Turqi i cili thotë me numrin tim turk unë nuk e paguaj dot edhe pse është shumë konveniente kjo që keni bërë me pagesë, ndaj shumë njerëz sidomos turistë na kanë kërkuar që të ketë një automat, siç ka kudo jashtë, çdo 100 metra, 500 metra hajde ta vendoësim që të kem mundësi ta paguaj edhe me xheton. Është diskush tjetër që thotë unë jam klient i M5 apo Easy Pay, pra kam një aplikacion që portofoli im financiar është në formën e një aplikacioni dhe duke qenë se është e tillë thotë: Unë i kam aty paratë që shpenzoj për konsum publik. Pse ma mohon të pagua?! Pra thjesht kemi shtuar gamën e pagesave siç e kemi bërë fundja me ujin dhe energjinë . Po të shikoni dhe tabelat ku paguhet uji dhe energjia, çfarë keni pa logo aty nga e cila ti mund të paguash ujin e energjinë, ato logo tani ia kemi bërë të mundshme ose pjesën më të madhe të tyre edhe pagesës së parkingut, ndaj besoj se është shteruese”.

 

Veliaj në fjalën e tij theksoi se po bëhet fjalë vetëm për mënyrën e pagesës, pra për ata që janë të huaj dhe thonë, unë mund të vendos 100 lekëshin si xheton dhe të marr një faturë e ta vendos tek xhami apo ata që kanë le të themi portofole aplikacionesh elektronike në telefonin e tyre dhe paguajnë nëpërmjet AP, që mund ta kenë lidhur me llogarinë e tyre bankare.

 

Sipas kryebashkiakut pagesat nga parkingjet në kryeqytet shkojnë për shtimin e  gjelbërimit në kryeqytet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re