Partia Demokratike ka miratuar në parim rregulloren e brendshme të Këshillit Kombëtar.

Gazetari i ABC Juxhin Mustafaraj raporton se në rregulloren e re parashikohet zëvendësimi i mbi 200 anëtarëve të Këshillit Kombëtar të cilët mbështetën Sali Berishën dhe kanë zgjedhur të bojkotojnë mbledhje e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Thënë ndryshe në Rregulloren e re mungesa, pa asnjë shkak të ligjshëm dhe pa njoftim paraprak, në tre mbledhje radhazi, i anëtarëve të zgjedhur të Këshillit Kombëtar, përbën shkak për zëvendësimin e tij me listën vijuese të anëtarëve të votuar nga Kuvendi Kombëtar i Partisë.

Konstatimi i mbarimit të mandatit për shkak të mungesave në mbledhje pa asnjë shkak të ligjshëm dhe pa njoftim paraprak, bëhet me vendim të Kryesisë së Partisë, pas raportimit me shkrim të Sekretarit të Përgjithshëm.

(Rregullore-e-brendshme-Keshilli-Kombetar)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re