Është botuar në Fletoren Zyrtare vendimi i qeverisë që ka miratuar dhënie shtesë të pensionit të posaçëm për 15 personalitete në fusha të ndryshme.

Në vendim listohen një sërë emrash mjaft të njohur në fushën e artit skenik si Muharrem Hoxha, Eva  Alikaj, Ardian Cerga por edhe në atë të muzikës e sportit si Frederik Ndoci, Suzana  Frashëri, Roland Xhoxhi, Leonard Tase etj., në pikturë me Nazmi  Hoxhën, pasuar te studiues Aurel  Plasarin etj të cilët përfitojnë nga ky vendim.

Qeveria miratoi “dhënien shtese të pensionit të posaçëm shtetëror në masën e dhjetëfishit të pensionit  social por   shuma   e pensionit   të   caktuar   sipas   ligjit   nr.   7703,   datë 11.5.1993, dhe përfitimeve të caktuara sipas ligjeve për  skemat  suplementare  dhe  trajtimet  e  veçanta, plus këtë shtesë, të mos kalojë dymbëdhjetëfishin e pensionit social”.

Lista me personalitetet

Për  dhënie  shtese  pensioni  të  posaçëm  shtetëror  znj.  Eva  Alikaj- aktore

Për dhënie shtese pensioni të posaçëm shtetëror z. Muharrem Hoxha- aktor

Për  dhënie  shtese  pensioni  të  posaçëm  shtetëror  z. Federik  Ndoci- këngëtar

Për dhënie  shtese  pensioni  të  posaçëm  shtetëror  z.  Roland Xhoxhi- violinist 

Për dhënie shtese pensioni të posaçëm shtetëror z. Leonard Tase- volejbollist dhe trajner

Për dhënie  shtese  pensioni  të  posaçëm  shtetëror  znj. Suzana  Frashëri- soprano

Për  dhënie  shtese  pensioni  të  posaçëm  shtetëror  z. Aurel  Plasari- studiues

Për dhënie shtese pensioni të posaçëm shtetëror znj. Mimoza Ibrahimi- volejbollistja 

Përdhënie shtese pensioni të  posaçëm  shtetëror  z. Nazmi  Hoxha- piktor

Për dhënie shtese pensioni të posaçëm  shtetëror  znj. Zhuljana Jorganxhi- poete dhe autore këngësh 

Për dhënie shtese pensioni të posaçëm  shtetëror  z. Xhelal  Kalaja- trajner basketbolli

Për dhënie shtese pensioni të  posaçëm  shtetëror  Pavllo  Mihali- atlet

Për dhënie shtese pensioni  të  posaçëm  shtetëror znj. Diana Mata- qitëse

Për  dhënie shtese  pensioni  të  posaçëm  shtetëror z. Ardian Cerga- aktor

Për dhënie pensioni të posaçëm shtetëror znj. Lulëzime Duka- volejbolliste

Dokumenti i plote

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re