Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj pas mbledhjes së qeverisë bëri me dije se gjatë mbledhjes u shqyrtua projekt buxheti për vitin 2023.

 

Gjatë këtij viti parashikohet që ekonomia shqiptare të rritet me një normë prej 2.6 % në terma realë dhe 5.7% në terma nominalë.

 

“Projektbuxheti do tu prezantohet në detaje në javët në vijim për çfarë parashikon. Ky buxhet do të vijojë që të mbështesë energjinë elektrike, pra mosrritjen e çmimit për energjinë elektrike që mos të preken konsumatorët dhe bizneset e vogla”, tha ministrja.

 

Për sa i përket amnistisë fiskale, Ibrahimaj bëri me dije se ende nuk ka një datë për miratimin e këtij ligji.

 

Nga ana tjetër Presidenti i vendit, Bajram Begaj mblodhi ditën e sotme Këshillin e Sigurimit Kombëtar për çështjen e sulmeve kibernetike iraniane.

 

Ministrja bëri me dije se gjatë takimit u raportua për masat e marra nga ana e institucioneve dhe masat që do të merren në vijim për të siguruar mbrojtjen e vendit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re