Parlamenti Europian ka miratuar projekt-rezolutën për Shqipërinë. Në raportin e PE bëhet thirrje që në Reformën Zgjedhore të përfshihet e gjithë opozita.

Ndërsa theksohet se funksioni jetik i kontrollit dhe balancimit të Parlamentit, duke theksuar nevojën për komisione hetimore.

“Të përfshihen të gjithë zërat nga opozita në procesin e reformës zgjedhore për të siguruar përfaqësim të vërtetë. Të përdoren Komisionet Hetimore për të forcuar llogaridhënien dhe qeverisjen demokratike në Shqipëri. Parlamenti Europian bën thirrje për një dialog politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës nga të gjitha palët.

Parlamenti Europian miraton në Komitetin e Stabilizimit rekomandimet për Shqipërinë. Në Rezolutën e PE për Shqipërinë, evidentohet kryesisht këto çështje kryesore:

-Bëhet thirrje për përfshirje të fortë të Parlamentit për të nxitur angazhimin e opozitës.

-Theksohet funksioni jetik i kontrollit dhe balancimit të Parlamentit, duke theksuar nevojën për komisione hetimore.

-Evidentohet se Ligji i ri për komisionet hetimore parlamentare u miratua pa konsensus.

-Kërkon përdorimin e mjeteve të ndryshme të mbikëqyrjes duke përfshirë komisionet hetimore, për të forcuar llogaridhënien dhe qeverisjen demokratike në Shqipëri”.

Nga dokumenti bashkelidhur nuk janë miratuar amendamentet 3; 6, 7, 9, 10, 11, 19, 20, 21.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re