Është miratuar me 84 vota “Pro”, 3 kundër dhe 3 abstenim shkarkimi i Bledi Çuçit nga posti i ministrit të Brendshëm.

Gjithashtu është votuar me 75 vota “Pro” 16 kundër dhe 1 abstenim emërimi i Taulant Ballës si ministri i ri i Brendshëm.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama shkarkoi ministrin Çuçi pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Fushë-Krujë, ku anëtarë të fisit Rraja dhunuar 2 kushërinj të fisit Maja, lidhur me një denoncim që ata kishin bërë në Polici për guroren e Rrajave.

Po atë ditë, Rama emëroi Ballën si ministër të ri të Brendshëm, i cili ditën e hënë mori edhe dekretin e presidentit të Republikës, Bajram Begaj, për të mbajtur këtë detyrë.

Bledi Çuçi mbajti postin e ministrit të Brendshëm për një periudhë rreth 1 vit e gjysmë, pas emërimit në këtë detyrë në dhjetor të vitit 2020.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re