Ministrja e re e Arsimit, Evis Kushi ka deklaruar se është miratuar vendimi për 1000 mësues shtesë për të përballuar nevojat gjatë pandemisë për vitin shkollor 2020-2021. Sot pati takime me disa drejtues për të mësuar për mbarëvajtjen e rregullave në shkollë dhe ritheksoi se duhet rigorozitet për tu kujdesur për shëndetin e të gjithëve në këtë vit aspak të lehtë.

Evis Kushi: 1,000 mësues shtesë për të përballuar nevojat për punonjës arsimorë gjatë periudhës së pandemisë në vitin shkollor 2020-2021, u miratua sot me vendim të Këshillit të Ministrave.

Me këtë lajm e nisa sot takimin me drejtuesit e drejtorive rajonale dhe zyrave arsimore vendore, me të cilët diskutuam mbi mbarëvajtjen e vitit të ri shkollor 2020-2021 dhe zgjidhjen e shqetësimeve të shfaqura gjatë kësaj periudhe. Në këtë kuadër, i falënderova për përballimin me sukses të nisjes së vitit të ri shkollor dhe kërkova që akoma me më tepër përkushtim të mbajnë në vëmendje maksimale respektimin e masave anti-COVID në çdo institucion arsimor, si dhe të shtojnë përpjekjet dhe inspektimet në terren në mënyrë që të garantohet se #rregullat zbatohen nga të gjithë.

Sa më rigorozë që të jemi në këtë aspekt, aq më e lehtë do të bëhet edhe sfida jonë e përbashkët për të kujdesur për shëndetin e nxënësve, mësuesve, prindërve e kujtdo tjetër, dhe njëkohësisht të sigurojmë mbarëvajtjen e procesit mësimor në këtë vit jo të lehtë shkollor.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re