Nga ora 13:00 e ditës së shtunë deri në orën 05:00 të mëngjesit të ditës së hënë pezullohen të gjitha lëvizjet në vend.

Sipas vendimit të miratuar nga qeveria, do të ndalohet qarkullimi për të gjithë këmbësorët, si dhe ata që udhëtojnë me mjete të tjera si biçikleta e deri tek mjetet e mëdha.

Përjashtim bëjnë forcat e Policisë së Shtetit, Forcat e Armatosura, transporti i mallrave, njësitë kritike të shërbimeve shtetërore, kompanitë mediatike dhe shërbimet në banesë. Ndërkohë të hënën priten disa masa të tjera lehtësuese dhe zgjatja e orarit të shërbimeve për ushqimoret dhe farmacitë deri në 17.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re