Juristë dhe aktivistë të shoqërisë civile, kanë dorëzuar në Këshillin e Ministrave, nismën e tyre për të pajisur me statusin e ‘klientit në nevojë’ mijëra qytetarë që nuk kanë mundësi që të paguajnë energjinë elektrike.

Kjo nismë synon që të shmangë raste të tilla tragjike si ai i Fierit, ku një grua humbi jetën si pasojë e mungesës së energjisë elektrike në banesën e saj.

Grupi iniciator i protestave kundër rritjes së çmimit të energjisë, ushqimeve dhe rritjes së çmimit të karburanteve, deklaroi pas dorëzimit të draftpropozimit se kostoja për buxhetin e shtetit është e përballueshme.

‘Ideja është për dhënien e statusit të klientit në nevojë. Kostoja për buxhetin e shtetit është e përballueshme”, u shpreh një nga iniciatorët.

‘Qytetarët nuk e kanë më luksin të presin, qytetarët duhet të kërkojnë të drejtat e tyre. Kjo e sotmja është qasje institucionale dhe po e ndjekim në aspektin ligjor. Ne zotohemi që do të kemi mundësi ta adresojmë atë tek të gjitha grupet. Ne mendojmë që kjo çështje duhet çuar deri në fund’, u shpreh avokati Adriatik Lapaj.

”Kjo VKM merr në mbrojtje rreth 500.000 qytetarë të Republikës së Shqipërisë nëse miratohet. Kjo VKM garanton mbrojtjen e një minimumi energjie elektrike për kategoritë në nevojë duke marrë në mbrojte ato shtresa që sot lemerisen nga mungesa e dritës dhe ngrohjes”, shprehet Lapaj.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re