Qeveria ka miratuar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave që u mblodh këtë të mërkurë aktin normative për ndryshimet në buxhetin e 2023-shit.

 

Pas përfundimit të mbledhjes, ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete  u shpreh se ky akt parashikon rritje të planit vjetor të të ardhurave me 7.4 miliardë lekë, si dhe rishpërndarje të 46 miliardë lekësh me synim përshpejtimin e projekteve me performancë pozitive dhe nxitjes së rritjes ekonomike. Mete theksoi se nëpërmjet aktit normative, mbështetet procesi i rindërtimit me afro 12 miliardë lekë me synim avancimin dhe përmbylljen sa më të shpejtë të këtij procesi.

 

“Sot në mbledhje miratuam aktin normativ për  ndryshimet e buxhetit 2023. Parashikon rritje të planit vjetor të të ardhurave me 7.5 mld lekë. Rishpërndahen 46 mld lekë me synim përshpejtimin e projekteve me performancë pozitive dhe nxitjes së rritjes ekonomike.

 

Nëpërmjet aktit normative mbështetet procesi i rindërtimit me afro 12 mld lekë më synim avancimin dhe përmbylljen sa më shpejtë të këtij procesi. Alokohen 1.8 mld lekë për skemën e naftës dhe skemat e mbështetjes së fermerëve që disbursimi I tyre të bëhet deri në fund të vitit”, u shpreh ministri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re