Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Mirditës pasditen e mërkurës. Një 12-vjeçar mbeti i vrarë aksidentalisht nga vëllai i tij tre vite më i madh.
 
Ngjarja ndodhi në fshatin Petoq të Mirditës, rreth orës 18:00, kur dy vëllezërit, duke ruajtur bagëtitë në mal, po luanin me automatik. Sipas policisë, nga pakujdesia 15-vjeçari ka qëlluar mbi të vëllanë duke e lënë atë të vdekur. Trupi i pa jetë i të miturit është dërguar në morgun e spitalit për ekspertizën e plotë mjeko – ligjore.
 
Policia sekuestroi armën automatike dhe dy gëzhoja, ndërsa babai i dy djemve, si dhe disa persona të tjerë, janë shoqëruar në komisariatin e policisë Mirditë, në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
 
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re