Ditën e sotme banorët e fshatit Kaçinar, të bashkisë Mirditë janë ngritur në protestë kundër ndërtimit të HEC-eve në vendin e tyre.

Banorët u kanë dalë në pritë punonjësve të firmës, duke bllokuar makineritë e tyre të punës.

Në një moment ata janë përplasur me forcat e policisë, duke ju kërkuar të mos bëhen palë më firmën që po ndërton HEC-et.

Banorët kërkojnë largimin e forcave policore dhe të mos provokohen, pasi situatat sipas tyre mund të degjenerojë në dhunë.

“Nuk pranojmë të dhunohemi në pronat tona. Nuk kemi ardhur me djeg mjetet e tyre, por nuk mund ta pranojmë që të dhunojnë pronën tonë. Kryetari i bashkisë nuk ka ardhur asnjëherë këtu”, shprehen banorët.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re