Gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene, ka siguruar pjesë nga dosja hetimore për vetëvrasjen e 41-vjeçares Bedrie Loka.

Në dëshminë vajzës së çiftit Loka theksohet se marrëdhëniet me nënës dhe babit ishit të përkeqësuara prej një viti.

Lexo edhe :Related Posts

Sipas vajzës sherri mes Xhemalit dhe Bedries nisi një vit më parë, pasi ai nuk e lejonte bashkëshorten që të vizitonte nënën e sëmurë e cila kishte pësuar trompozë.

“Prej një viti ata nuk i kanë patur mirë marrëdhëniet me njëri-tjetrin, kanë patur debate prej muajit shkurt 2023, pasi gjyshja ime ka kaluar një trompozë dhe babi nuk e linte mamin të shkonte për vizitë te gjyshja”, thuhet në dëshminë e dhënë nga vajza e çiftit Loka.

Më tej vajza ka rrëfyer edhe bisedën me nënë e saj një natë para se të ndodhte ngjarja e rëndë.

Vajza ka treguar se nëna vazhdimisht ankohej se ishte e lodhur nga debatet, nga dhuna ishte shumë e ngarkuar emocionalisht dhe shpesh thoshte se do t’i jepte fund jetës.

Sipas vajzës edhe natën para se të ndodhte ngjarja e rëndë Bedria i ka thënë se do t’i jepte fund jetës, por e bija i ka thënë që  mos e përdorë më këtë shprehje dhe ta mbyllë si muhabet, ndërsa të nesërmen ndodhi ngjarja e rëndë.

“Mami ik ka qenë e ngarkuar emocionalisht dhe psikologjikisht. Dhe shumë herë shpreheshe se do t’i jepte fund jetës se thoshte jam e lodhur. Komunikimi im i fundit që unë kam bërë me mamin ka qenë nga ora 22:30, dhe ajo më tha që prapë debat dhe …, unë i thashë po leje atë muhabet dhe qepe, mirë mo mami më tha se e qep unë”, ka thënë vajza në dëshminë e saj.

Ndërkohë që dhe në dëshmitë e dhëna nga djemtë e çiftit Loka është theksuar se mes prindërve ka patur gjithmonë debate të ashpra, dhe se Xhemali shpesh ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike mbi Bediren.

/Vizionplus.tv/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re