Lulzim Basha ka qene sot në qytetin e Fierit.

Simpatizantët e PD kanë dalë në qendër të qytetit me një banderolë gjigande ku shkruhet ‘Mirë se vjen kryeministri Basha’.

Ndërkohë makina me flamurin e PD-së, që i bien bories vazhdimisht, kanë ‘pushtuar’ qytetin që prej orëve të para të mëngjesit.

Bëhet me dije se Basha do të shkojë në këmbë nga zona e Sharrës në qytetin e Fierit drejt qendrës.

Kandidatët e Partisë Demokratike në qytetin e Fierit janë: Eralda Tase, Sajmir Koreshi, Luan Baçi dhe Nusret Abdulla.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re