Kryetari i Bindjes Demokratike Astrit Patozi, ka prezantuar kandidaten e radhës për deputet për qarkun e Tiranës.

Mirela Oktrova është emri i ri që i është bashkuar ekipit të Bindjes Demokratike.

“Pas një karriere 30-vjeçare në media, ku spikat: angazhimi pranë Seksionit Shqip të radios Deutsche Ëelle ( Köln 1992-2004), si reportere gjatë Luftës së Kosovës ( Prill-Qershor 1999), si përfaqësuese e Agjensisë Gjermane të lajmeve DPA ( 2004-2006), si drejtore e Televizionit publik Shqiptar (2006-2016) dhe si artikujsh, monografish, ciklesh televizivë dhe filmash dokumentarë, si dhe një karriere të pasur akademike, në institucione arsimore dhe kërkimore brenda dhe jashtë vendit, ajo do të jetë gruaja e parë në listën kandidatëve të Bindjes Demokratike për Qarkun e Tiranës.

Interesimin e saj të deritanishëm për politikën nga pozicioni i medias ka vendosur ta shndërrojë në angazhim të drejtpërdrejtë në radhët e saj”, shkruan Astrit Patozi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re