Këtë mëngjes në ekranin e ABC News, ka startuar emisionin e tij, gazetari i njohur, Bashkim Hoxha, i cili çdo ditë do të jetë më pranë shqiptarëve, duke dëgjuar shqetësimet dhe problemet e tyre. Ai ka zgjedhur datën 21 mars për të filluar emisionin, pasi përkon edhe me 26-vjetorin.

Tepër i emocionuar, Hoxha e ka shpjeguar arsyen e bukur në një fjalim, përpara se të lexonte shtypin e ditës.

Sot është 21 mars, është një ditë krejtësisht e veçantë për komunikimet tona. Në 21 mars 1997, 26 vjet përpara filloi emisionin “Koka për tu zgjuar”, u hap për herë të parë një telefon për të folur lirshëm, për të sjellë mesazhe paqe, për të sjellë mesazhe të rëndësishme. Për 26 vjet, ne kemi qene çdo mëgjes së bashku, në fillim në Teuta TV, më pas në News 24, duke filluar që sot do të jemi në ABC News. Në ABC do të jetë i njëjti emision, do të flisni lirshëm si gjithmonë, do të bëjmë biseda të sinqerta me njëri-tjetrin, ndryshon vetëm numri i telefonin 052 50 4200”, u shpreh ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re