Skip to content

“Mirëmëngjes nga Alpet më të bukura në botë”, ja si e nis ditën kryeministri

Prej ditësh kryeministri Edi Rama e ka nisur me postime nga vende të ndryshme të Shqipërisë që janë në fokus të turistëve për tu vizituar.

Këtë të shtunë kreu i qeverisë e ka nisur ditën me një video nga Alpet.

“MIRËMËNGJES 😊

dhe nga Alpet më të bukura në botë, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama.