Ish- kryeministri Sali Berisha ka reaguar sërish ndaj kryeministrit Edi Rama pas dështimit të negociatave me BE-në.

Berisha është shprehur se Rama është monstra e dytë më e zezë e vendit, pas Enver Hoxhës.

“Mirëmëngjes Edvin! Dielli lindi sot përsëri në Shqipëri! Por pas Enverit ti Edvin del në dritën e tij si monstra e dytë me e zeze e kombit shqiptar në rrugën e tij drejt Europës!

Ai e bllokoi per 46 vite kurse ti, nisur nga këshilltaret e Fierit dhe tre ligjet dhe deri sot, e bllokove prej tetë vitesh!

Misioni yt o monstër pas bllokimit pa asnjë datë të negociatave mbetet rikthimi i vizave për shqiptarët! “, shkruan Berisha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re