Në kohën kur vendi sot është zgjuar në shtetrrethim, për shkak të koronavirusit që ka shënuar 23 të prekur, Kryedemokrati Lulzim Basha ka një mesazh për ata që janë heronjtë e kësaj kohe të vështirë, mjekët dhe infermierët.
Me një shënim në Facebook, Basha shkruan se “e gjithë Shqipëria ju sheh me admirim për punën dhe përkushtimin tuaj”.
Postimi i Bashës
Të dashur mjekë, infermierë dhe punonjës të shëndetësisë kudo në Shqipëri dhe personeli i Spitalit Infektiv në Tiranë!
Jeni heronjtë tanë!
Mendja dhe zemra e çdo shqiptari është me ju! Zoti ju dhëntë forcë dhe kurajo për ta përballuar këtë sfidë që kemi përpara! Në këto kohë ju nuk jeni vetëm prindër, bashkëshortë, bijë e bija, motra dhe vëllezër të familjarëve tuaj, por të të gjithëve ne bashkqytetarëve tuaj.
Mirënjohje të thellë kombëtare për secilin prej jush!
Askush nuk ju sheh çuditshëm, e gjithë Shqipëria ju sheh me admirim për punën dhe përkushtimin tuaj!
Zoti ju bekoftë ju dhe të afërmit tuaj!
Zoti e bekoftë Shqipërinë!