Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka reaguar për humbjen e kolonelit Neshet Shena në moshën 57 vjeçare. Në një postim në rrjete sociale, Xhaçka shpreh mirënjohje për kontributin e tij në Forcat e Armatosura për 35 vite ndërsa i shpreh ngushëllimet bashkëshortes dhe dy djemve.

“Pas një beteje të vështirë me një sëmundje të rëndë, kolonel Neshet Shena, komandanti i Qendrës së Bashkuar Operacionale, u nda nga jeta duke lënë në hidherim familjen dhe të gjithë ata që e njohën dhe punuan me të, në 35 vite të karrierës në Forcat e Armatosura.

Mirënjohje pa kufi për kontributin njerëzor e profesional të një prej oficerëve më të përkushtuar në FA. Ngushëllimet më të ndjera bashkëshortes e dy djemve. U prehsh në paqe, kolonel Shena!”, shkroi Xhaçka.

Kolonel Shena vuante prej kohësh nga leuçemia akute çka solli dhe përkeqësimin e gjëndjes së tij shëndetësore kohët e fundit dhe humbjen e jetës ditën e sotme.(A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re