Ish presidenti i Republikës dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta reagon pas protestës kombëtare të opozitës.

“Populli është zgjuar, i vendosur dhe i gatshëm të mbrojë me çdo çmim demokracinë, lirinë, shtetin e së drejtës dhe të ardhmen e vendit”, shkruan Meta në një mesazh në rrjetin social facebook.

Më tej, Meta shprehet se, policia u soll sot si kafshë, edhe me gazetarët. Ndërsa shton se ajo nuk mund ta shpëtojë dot kryeministrin Edi Rama.

Mirënjohje dhe falenderim për mijëra shqiptarë patriotë, që me guxim dhe dinjitet i dhanë fuqi revoltës së tyre dhe dridhën sot Narkoregjimin e kalbur. Zëri i tyre është zëri i shpresës, i lirisë dhe i një Shqipërie që nuk dorëzohet. Populli është zgjuar, i vendosur dhe i gatshëm të mbrojë me çdo çmim demokracinë, lirinë, shtetin e së drejtës dhe të ardhmen e vendit. Narkopolicia kriminale që edhe sonte u soll si kafshë me protestuesit dhe gazetarët, jo vetëm nuk e shpëton dot Kryetarin e Organizatës Mafioze, por do të përgjigjet deri në një përpara ligjit dhe popullit.

Fitorja u përket vetëm guximtarëve!“, shkruan Meta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re