Kreu i PD-së Lulzim Basha ka qenë sot në Pezë, ku është takuar me demokratë dhe ka theksuar se “kontributi i qëndrestarëve nuk do të harrohet, por do të vlerësohet dhe nderohet gjithmonë”.

Basha deklaron se në PD janë të mirëpritur të gjithë ata që duan sipas tij një parti modern europiane në partneritet të ngushtë me aleatët tanë strategjikë.

“Kënaqësi të takohem me Xhelal Merepezën, një kontributor i palodhur i PD. Idetë dhe sugjerimet e tij janë shumë të vlefshme për ringritjen e modernizimin e Partia Demokratike e Shqipërisë.

Në PD janë të mirëpritur të gjithë ata që duan një parti modern europiane në partneritet të ngushtë me aleatët tanë strategjik. Kontributi i qëndrestarëve nuk do të harrohet por do të vlerësohet dhe nderohet gjithmonë”, shkruan Basha.

Po ashtu, në Pezë Helmes, kreu i PD, u takua dhe bisedoi me një prej aktivistëve të kësaj zone, Qani Memën.

Mësohet së në bisedën me zotin Mema, Basha diskutoi mbi situatën ekonomike e sociale të kësaj zone, ndërsa ka vlerësuar atë mbi “mbrojtjen e të drejtat e fermerëve të varfëruar nga keqqeverisja.”

“Pata kënaqësinë të vizitoja familjen e Qani Memës, në  Pezë Helmes. Qaniu është një zë i fortë në mbrojtje të të drejtave të  banorëve te zonës, të cilët janë lënë në harresë nga pushtetarët vendorë dhe qendrorë Ai denoncon çdo ditë padrejtësitë që u bëhen banorëve të zonës nga pushteti lokal. Qaniu na tregoi të gjitha problemet, se si ai ka shkuar shumë herë te administratori i zonës, por situata mbetet e njëjtë. Gjendja ekonomike është e vështirë dhe banorët e kanë gjithnjë e më të pamundur të përballojnë jetesën në këto kushte, kur të gjitha çmimet janë rritur dhe mbështetja nga  qeveria mungon plotësisht”, shkruan Basha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re