Nisja e sezonit turistik në Durrës po shoqërohet me një sërë problematikash, një prej tyre është vendosja e koshave të mbeturinave pranë siteve arkeologjike.

Pavarësisht se vendosja e koshave shumë pranë perimetrit të atraksioneve historike të qytetit është bërë për të zgjidhur problemin me mbetjet dhe mbajtjen pastër të mjedisit duket se po ndodh krejt e kundërta.

Me ardhjen e verës koshat bëhen në rastin më të keq burim infeksioni ashtu siç mund të bëhen shkak për largimin e vizitorëve.

Nga vëzhgimi i bërë nga Fax News vihet re se  kryesisht koshat janë ngjitur me gardhin ndarës të monumentit ,i tillë është rasti i 3 koshave që gjenden tek Amfiteatri i Durrësit.

Panorama që ata të ofrojnë është tejet e pakëndëshme ashtu siç është edhe era e rëndë që përhapet në zonë për shkak të shpërbërjes së mbetjeve nga temperaturat e larta. Koshat nuk i përmbahen as parametrave minimal të higjenës, paisjes me kapak apo dizifektimit të vazhdueshëm.

Një situatë pak a shumë e tillë ndeshet edhe tek Shesh Tregu Bizantin, i cili duket se përveç kangjellave mbrojtëse është i rrethuar edhe nga mbetjet. Në dy anët e tij janë vendosur kosha për mbledhjen e mbeturinave të cilat shpesh janë të tej mbushur.

Episode të tilla ku mbetjet do të bashkjetojnë me historinë e vlerat kulturore të qytetit duket se do të shihen vazhdimisht nga qytetarët dhe turistët të cilët përveç vlerave të qytetit do të shohin pirgje plehrash, do të prekin historinë ashtu siç mund të shkelin lëkura bananesh e do të ndjejnë flladin e erës së detit bashkë me erën e rëndë të mbetjeve.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re