Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka pritur me ceremoni zyrtare homologun kroat, Zoran Milanoviç.

Milanoviç, në vizitën e tij dy ditore, ka ardhur i shoqëruar nga Zonja e Parë e Kroacisë, Sanja Musiç Milanoviç dhe një delegacion zyrtar.

Agjenda:

10:30-10:45 – Ceremonia e mirëseardhjes së Presidentit të Kroacisë, Sh.T.Z. Zoran Milanoviç i shoqëruar nga delagacioni zyrtar dhe Zonja e Parë e Kroacisë, Sanja Musiç Milanoviç.

10:50-11:10 -Takimi tete-à-tête mes Presidentit të Republikës së Shqipërisë Sh.T.Z. Bajram Begaj dhe Presidentit të Republikës së Kroacisë, Sh.T.Z. Zoran Milanoviç.

11:15-12:00 – Takimi dypalësh i delegacioneve të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kroacisë, i kryesuar nga Presidentët Begaj-Milanoviç.

12:10- 12-40- Deklarata dhe konferenca për shtyp nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë Sh.T.Z. Bajram Begaj dhe Presidenti i Republikës së Kroacisë, Sh.T.Z. Zoran Milanoviç.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re