ak ditë më parë, çifti i njohur i showbizit, Alban Skënderaj dhe Miriam Cani dhanë lajmin e bukur se në datën 7 maj ishin martuar në një ceremoni në ishujt Maldive. Çifti publikuan disa foto të shkëputura nga ceremonia në bregdet dhe bën dedikimet special për njëri-tjetrin.

Ata më vonë lajmëruan se do të publikonin dhe një këngë së bashku që titullohet “Duam”. Kënga pritet të publikohet sot në ditën e lindjes së Miriamit. Pak më parë, Albani ka bërë një urim shumë të ëmbël për bashkëshorten e tij në Instagram.

Këngëtari ka publikuar një foto ku shihet duke e puthur atë në ballë dhe pranë saj ka shkruar: “Çdo fjalë më shumë do të ishte e tepërt. Dashuria për ty nuk përshkruhet me fjalë. Gëzuar ditëlindjen, bashkëshortja ime”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re