Babai i Mirlind Dakut, futbollistit që pati debutimin e parë me kombëtaren shqiptare, në një intervistë ekskluzive për “Vizioni i Pasdites” rrëfen emocionet e ndeshjes me Çekinë dhe zgjedhjen për të mbajtur fanelën kuqezi.

 

“Ishte një emocion për neve, por ishim të kënaqur që debutoi me kombëtaren shqiptare dhe arriti kombëtarja të marrë rezultat pozitiv, kjo është më me rëndësi”, tha ai. “Gjithmonë e ka pasur ëndër të luajë për kombëtaren shqiptare dhe ajo ëndërr e tij u bë realitet në ditën e djeshme”, shton ai duke theksuar se të dielën do të shikojë të birin nga stadiumi.

 

Ai thekson se ndihet krenar për arritjen e djalit të tij, ndërsa ky i fundit shton se ka pasur shumë emocione edhe gjatë lojës.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re