Aktivisti Gent Progni nga protesta që u mbajt dje para Kryeministrisë, kundër ndërtimeve në Zvërnec dhe jo vetëm, i ka dhënë një mesazh të qartë kryeministrit Edi Rama.

Ai theksoi se qytetarët nuk do të pranojnë asnjë alternativë tjetër, përveç dorëheqjes së kryeministrit. Mes të tjerash ai u rikthye te skandali i AKSHI-t, ndërsa shtoi se Mirlinda Karçanaj bashkë me patronazhistë ka dashur të spiunojë shqiptarët.

“Ndërkohë që ne jemi me mijëra këtu, sapo është liruar Mirlinda e Akshit! Turp, turp! Mirlinda dhe patronazhistët, janë futur dhe në shtëpitë tona për të na spiunuar. Turp! Ndërkohë që ne jemi këtu, sapo është miratuar një kullë tjetër te Pallati i Kongreseve. Turp! Ndërkohë që ne jemi me mijëra këtu, këta tallen me ne. Mos na provoko! Ne pranojmë vetëm dorëheqjen! Dorëheqjen!”, tha Progni.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re