Euro dixhitale vjen në 13 vende të Bashkimit Evropian: ja çfarë do të ndryshojë dhe kur do të prezantohet në Itali. A ka ende një datë?
Përdorimi i parave të“shumta” mund të çojë edhe në gjoba, aq sa euro dixhitale është gati të mbërrijë në 13 vende të Bashkimit Europian. Një sistem inovativ që do të lejojë që transaksionet të kryhen shpejt dhe me lehtësi, pa pasur nevojë të përdorni kartëmonedha fizike ose monedha.
Edhe Italia po përgatitet për këtë ndryshim të rëndësishëm, me synimin për t’u lidhur me shtetet e tjera evropiane që kanë filluar tashmë këtë tranzicion.
Si do funksionojë euro dixhitale?
Euro dixhitale do të ruhet në një portofol elektronik dhe do të funksionojë njësoj si kartat e kreditit, siç raportohet nga Economiafinanzaonline.it, duke i lejuar qytetarët të bëjnë pagesa online dhe në dyqanet që marrin pjesë në nismë.
Ky sistem i ri u krijua me synimin për të ofruar një alternativë moderne dhe të sigurt për pagesat tradicionale, duke eliminuar limitet që lidhen me cash. Edhe pse disa vende e kanë zbatuar tashmë këtë zgjidhje duke filluar nga viti 2023, në Itali procesi është ende në zhvillim e sipër.
A ka tashmë një “datë” për mbërritjen në Itali?
Futja e euros dixhitale nuk është vetëm një zgjedhje teknologjike, shton Economiafinanzaonline.it, por edhe një domosdoshmëri ekonomike. Zëvendësdrejtoresha e Përgjithshme e Bankës së Italisë, Chiara Scotti, nënvizoi rëndësinë e këtij ndryshimi.
Ajo, në fakt, deklaroi: “Nuk mund të qëndrojmë pa lëvizur, sepse kostot dhe rreziqet për të mos pasur një euro dixhitale do të ishin të larta për të gjithë: për qytetarët, për kompanitë dhe për sovranitetin europian”. Kjo formë e re pagese, në fakt, do të përshtatet: “Plotësisht me parimet e thjeshtësisë, përfshirjes dhe mbrojtjes së privatësisë, duke garantuar përfitime të prekshme për të gjithë nëpërmjet një bashkëpunimi të virtytshëm midis publikut dhe privatit”.
Megjithatë, kalimi në euron dixhitale nuk do të jetë i menjëhershëm. Për momentin, në Itali nuk ka ende një datë zyrtare për prezantimin e saj. Por mos kini frikë, ky është një revolucion që nuk do të vonojë të vijë në të gjitha vëndet.
