Një mision shpërtimi solidariteti do të niset sot nga Shqipëria për në Turqi, pas tërmetit të rëndë që u shënua në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne.

 

Këtë gjë e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetin social Tëitter, ku ka shprehu ngushëllimet dhe solidaritetin me qytetarët e Turqisë dhe Sirisë.

 

“I pikëlluar thellësisht për lajmin e mëngjesit të sotëm për tërmetin shkatërrues që goditi disa pjesë të Turqisë dhe Sirisë. Ngushëllimet tona më të thella për familjet e shumta që humbën jetën dhe u urojmë shërim të shpejtë të lënduarve. Një mision shpëtimi solidariteti do të niset sot për në Turqi”, shkruan Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re