Deputeti i PD, Edmond Spaho ka folur për situatën në Partinë Demokratike dhe “misionin” e bashkimit.

 

I ftuar në studion e lajmeve në Vizion Plus, Spaho theksoi se Grupi i Rithemelimit është për bashkimin e Partisë Demokratike.

 

“Ne jemi për bashkimin e pjesëve pavarësisht raporteve. Këtë frymë po përpiqemi ta çojmë gjithëandej jo vetëm në nivelet e larta por tek baza”, tha Spaho.

 

Mes të tjerash ai theksoi se Berisha ka thënë se edhe Basha është i mirëpritur të konkurrojë për kryetar.

 

“Procesi për zgjdhjen e kryetarëve të dëgeve do të shtyhet deri në 20 prill. Ne i ftojmë të gjithë ata që dëshirojnë të na bashkohen në proces sepse duam të krijojmë një PD që shpreh interesin e të gjithëve. Nuk mohojmë as kontributin e atyre që vite me radhë kanë qenë në opozitë, por rrethanat na sollën në një ndarje të tillë”, tha Spaho.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re