Një grup zhytësish hyn në thellësitë e detit pranë qytetit të Hatay në Turqi, me mision tërheqjhen e vëmendjes ndaj ndotjes nga plastika që kërcënon seriozisht mjedisin dhe krijesat në Detin Mesdhe.

Kamerat regjistruan sende të ndryshme plastike, një pamje trishtuese se si po kërcënohen edhe ujrat e Mesdheut, ndër më të preferueshmet në botë edhe për turizëm.

Mahmut Igde, një ekspert mjedisor, tha se ata e organizuan këtë fushatë për të nxjerrë në pah rreziqet që paraqesin mbeturinat plastike në det, në mënyrë që qytetarët të silleshin më me përgjegjësi për ta ruajtur mjedisin, në tokë qoftë apo në det.

Ai shtoi se është zhytur rregullisht në ujërat e Detit Mesdhe për 15 vjet, duke vënë në dukje se ruajtja e jetës detare është shumë e rëndësishme për të ardhmen e vetë popullit.

“Ne duhet të veprojmë tani për të ruajtur detin të shëndetshë për brezat e ardhshëm. Për këtë arsye, e themi me zë të lartë: ‘jo plastikës’”, tha Igde.

Së fundi, ai paralajmëroi se çdo vit në dete hidhen tonelata plastikë, të cilat janë fatale për jetën e krijesave të detit, duke shtuar se mbetjet plastike ndikojnë negativisht dhe në jetën e njerëzve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re