Kërkimi për një adoleshente të zhdukur në Vatikan rezultoi me zbulimin e mijëra eshtra njerëzish që u gjetën në afërsi të një varreze. Zhdukja e Emanuela Orland ishte shkaku fillestar i gërmimeve që megjithatë nuk e zgjidhën misterin e zhdukjes së 15-vjeçares.

Autoritetet flasin për një varr masiv me eshtra nga dhjetëra individë, të rritur dhe jo të rritur.

Disa thonë se vajza ishte rrëmbyer nga një person i armatosur turk, i njëjti që qëlloi dhe plagosi Papa Gjon Pali II në Sheshin e Shën Pjetrit në vitin 1981.

Në deklaratën publikuar të shtunën, Vatikani nuk përmendi numrin e mbetjeve në hapësirën e zbuluar, por tha se puna e mjekësisë ligjore do të vazhdonte deri më 27 korrik.

Familja e së miturës së zhdukur kishte marrë një letër anonime që i thoshte të kërkonin pranë varreve të shekullit të 19-të, por kur Vatikani hapi varret me kërkesën e familjes, ato ishin bosh, duke shtuar edhe më tej misterin që po lë njerëzit gojëhapur.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re