Banorët e Vlorës janë përballur me një ngjarje të çuditshme mëngjesin e sotëm teksa kanë parë tre makina fuoristradë të zhytura në ujë në zonën e plazhit të Vjetër në Vlorë.

Abc News bën me dije se bëhet fjalë për tre makina, dy të zeza dhe njëra gri, të cilat janë disa metra në thellësi të detit.

Nuk dihet se si kanë përfunduar makinat aty, ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re