Kjo është makina me të cilën udhëtonin dy të rinjtë Erion Muça 22 vjeç dhe Dorina Gjokgjinaj 20 vjeç, të cilën humbën jetën tragjikisht pasi mjeti më të cilin udhëtonin ra në ujërat e liqenit të Çekrezit në Tiranë.

Detajet e kësaj ngjarjeje janë ende të panjohura por ajo çfarë duhet deri tani është se dy të rinjtë dyshohet se janë banorë të zonës, megjithëse ende nuk është e konfirmuar.

Rasti u raportua në orën 8 të mëngjesit ndërsa pas disa orësh kërkime polumbarët e RENEA-s arritën të nxirrnin trupat e pajetë të dy të rinjve. Ende nuk dihet nëse rënia e automjetit në liqen është aksidentale apo se kemi të bëjmë me një akt kriminal, e po ashtu nuk ka informacion mbi lidhjen e viktimave me njëri-tjetrin. Policia ka vendosur një perimetër sigurie shumë larg zonës së liqenit, ku mediat e kanë të pamundur që të shkojnë.

Në videon e mëposhtme shihet edhe makina tip “Ford” e dy të rinjve që humbën jetën në lule të rinisë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re