Është zbuluar misteri i liqenit Enigma, në Antarktidë. Zbulimi u bë nga një ekip shkencëtarësh italianë, Ingv dhe Cnr së bashku. Jemi pranë bazës sonë, kushtuar inxhinierit Bolonez Mario Zucchelli, i cili ishte pionier i atij kontinenti.
Stefano Urbini, gjeolog nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, përmbledh në një bisedë për Quotidiano.net: “Emrin e Liqenit Enigma që ju dha nga gjeografi i parë që eksploroi atë pjesë të Antarktidës, ai ishte nga Zelanda e Re”.
Jemi në vitet 50-60, “zbuluesi donte të nënvizonte misterin e atij liqeni të ngrirë të mbuluar nga një kon mbeturinash. Një fenomen që dukej i pashpjegueshëm”.
Por kërkimet nga shkencëtarët italianë treguan se misteri i vërtetë qëndronte poshtë. “Sepse nën mbulesën e akullit – shpjegon shkencëtari që jeton në Arezzo – gjetëm ujin në gjendje të lëngshme. Zbulimi na jep një ide se çfarë jete është e mundur në këto mjedise ekstreme. Dhe na tregon për shumë thesare të vogla që nuk jemi gjithmonë në gjendje t’i shohim.”
Përshtatur në shqip nga V.K.
