Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me vdekjen e kenianes Xhoi Aoko, e cila u dhunua në Tiranë dhe pas qëndrimit në komë për disa muaj ajo humbi jetën.

xhoi

Sipas gazetares së News24, Klodiana Lala pak ditë më parë është marrë në pyetje një tjetër punonjës i kazinosë ku punonte vajza e re.

Mësohet se punonjësi i kazinosë ka pasur kontakte të vazhdueshme me 21 vjecaren nga Kenia, madje ne disa raste e ka shoqëruar te renë në hotele, por diten kur ka ndodhur ngjarja ai ka qene ne pune.

Ndërkohë sipas autopsisë të autoriteteve keniene, që ia  kanë përcjellë edhe Shqipërisë , Xhoi Aoko në momentin që është dërguar në spital ka qenë në koma të parikthyeshme. Ajo ka gjetur vdekjen si pasojë e hematomës subdurale që është grumbullimi i gjakut mes trurit dhe cipës mbështjellëse, ka dëmtim të indit trunor në të dyja hemisferat dhe si pasojë e dëmtimit të jashtëm të kokës me natyre traumatike.

“Ai deklaron se më 12.8.2022 ku Xhoi u gjet e dhunuar ka qenë në punë nga mesnata deri në 8 të mëngjesit dhe në datë 13 ka qenë në punë turn i trete.

Ai deklaron se gjatë kohës që punonte me Xhoin, e ka shoqëruar vajzën disa herë në hostelet ku qëndronte. Ai thote se shkonte ne pune me biçikletë dhe kohët e fundit kishte blerë një skuter me ngjyre te zezë.

I pyetur se çfarë marrëdhënie kishte pasur ai ka deklaruar se ka pasur marrëdhënie pune dhe kolege. Por më pas pretendon se e ka përcjellë disa herë me kërkesën e tij. Në një moment thotë ai unë kam shkuar jo vetëm tek hosteli në Ali Dem, por edhe tek rezitencen ku u gjet e dhunuar. Një herë kur e kam  shoqërizuar, më kujtohet që me kërkoi që të ngjitesha te dhoma e saj. Aty kemi qëndruar, kemi pirë cigare për 20 min dhe më pas unë jam larguar.

Sa i perket momentit të ngjarjes, ai thote se nuk ka asnjë informacion. Ai thotë se ajo ishte një personazh shumë miqësore dhe nuk e kishte parë që të konsumonte lëndë narkotike. Pasi është gjetur e dhunuar më është kërkuar që une te jap gjak dhe  kam dhënë gjak në spitalin e Traumës”, tha Klodiana Lala.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re